Tuesday, December 17, 2013

Ribery: Ta dëshmojmë se jemi më të mirët në botë

Published by Unknown on Tuesday, December 17, 2013  | No comments


Ribery: Ta dëshmojmë se jemi më të mirët në botë

Franck Ribery thotë se Bayern Munich është i fokusuar në Kupën Botërore të Klubeve pasi dëshiron të dëshmojë se nuk është vetëm klubi më i mirë në Evropë, por në gjithë botën.

Bavarezët sonte do të përballen me Guangzhou Evergrande, në gjysmëfinalen e garës që organizohet në Marok.
“Skuadra ka pasur shumë ndeshje të rëndësishme këtë vit dhe jemi ca të lodhur, por ne do ta ruajmë fokusin për të fituar Kupën Botërore të Klubeve. Kjo do të ishte një fund i përkryer i vitit”.
“Ne duam të tregojmë se nuk jemi vetëm skuadra më e mirë në Evropë, por po ashtu edhe në pjesën tjetër të botës”.
“Për ta dëshmuar se jemi më të mirët ne duhet t’i fitojmë këto ndeshje dhe jemi plotësisht të fokusuar për ta bërë një vit fantastik edhe më të mirë”, ka thënë francezi. /Telegrafi/ 

Filed in :
About the Author

Write admin description here..

0 comments:

    If you would like to receive our RSS updates via email, simply enter your email address below click subscribe.

© 2013 Sporti Sot. WP Theme-junkie converted by Bloggertheme9
back to top